Skuadra e Shkëndijës ka fituar ndeshjen e sotme, 3-0, me Pelisterin, në Kampionatin e Maqesonisë.
Me këtë fitore Shkëndija “arratiset” në vendin e parë të renditjes me 46 pikë, 14 më shumë se Vardari i vendit të dytë, që u mund nga Shkupi, 2-0.
Në ndeshjet e tjera, Rabotniçki fitoi 3-0 me Skopjen, ndërsa Renova barazoi 1-1 me Pobedan.