Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur me një fitore fazën përgatitore në Slloveni. Kuqezinjtë kanë mundur ukrainasit e Vorskla me rezultatin 3-1, duke treguar se ndodhen në një moment dhe formë mjaft të mirë në prag të ndeshjes së parë në Champions League përballë Nju Saints.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të tetovarëve, ndërkohë që në fraksionin e dytë ukrainasit arritën të barazonin përkohësisht rezultatin. Gjithsesi Shkëndija arriti të realizojë edhe dy herë të tjera për të marr dhe fitoren në këtë ndeshje të fundit miqësore në tokën sllovene.