Shkëndija e Tetovës e nis me fitore sezonin e ri në kampionatin e Maqedonisë. Në fakt nuk është një sukses dosido, pasi skuadra shqiptare ka mposhtur pikërisht rivalin kryesor, Vardarin e Shkupit me rezultatin 2-0.
Golat për tetovarët u shënuan nga Alimi në minuntë e 61-të dhe Junior në minutë e 66-të.
Një sukses i rëndësishëm për Shkëndijën e Tetovës para sfidës së parë për play-off të Europa League kundër Milanit më 17 gusht.