Ekipi i Shkëndijes së Tetovës ka fituar bindshwm miqësoren e dytë të luajtur në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në Slloveni. Pas barazimit 1-1 me vendasit e Domzhales, kuqezinjtë kanë mundur ditën e sotme kroatët e Osijek me rezultatin 3-1.
Kampionët e Maqedonisë e mbyllën pjesën e parë në barazim 1-1, për të shënuar dhe dy herë të tjera në të dytën ndaj ekipit ku luan dhe futbollisti shqiptar Eros Grezda. Tetovarët do të ndeshen në Champions League me ekipin nga Uellsi Nju Saints.