Për ndeshjen e parë të kthimit në Superligë me Kamzën, klubi i Tiranës kërkon të tërheqë sa më shumë tifozë.
Bardheblutë kanë paraqitur listën e çmimeve të biletave të ndeshjes së ditës së shtunë me anë të një postimi në “Facebook”.
“Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e parë KF Tirana – KF Kamza !
Mund ti blini pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi” Çmimet e biletave: tribuna A, B – 1000 lekë të reja, tribuna D, E, F, G, C – 300 lekë të reja, tribuna H (sektori mik) – 300 lekë të reja”.