Në “San Paolo” luhet Napoli-Real Madrid. Gjithçka është gati, ndërsa tifozët italianë kanë mbushur stadiumin që në orën 17:00. Rekord! Takimi i parë i zhvilluar në “Santiago Bernabeu” përfundoi 3-1 për Realin e Madridit, ndërsa Napoli do të kërkojë përmbysjen e madhe në 20:45.
Formacionet zyrtare:
Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Diawara, Hamsik; Callejón, Mertens, Insigne.
Real Madrid: Navas; Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Bale, Benzema, Ronaldo.