Pak minuta më parë u konfirmua lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të presidenti të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ky lajm ka prekur të gjithë sportdashësit shqiptarë, kosovarë dhe jo vetëm.
Një mesazh ngushëllimi ka përcjellë dhe FSHF-ja, e cila nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare shpreh ngushëllimet ndarjet nga jeta në mënyrë të parakoshme të Vokrrit.
Mesazhi i ngushëllimit nga ana e FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ndarja e parakohëshme nga jeta e mikut, dhe kolegut të saj, kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Fadil Vokrri.
Në emër të Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka, sekretarit të përgjithshëm z.Ilir Shulku, si edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, komuniteti i Futbollit në Shqipëri përcjell ngushëllimet më të thella e më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, spordashësit dhe mbarë qytetarët e Kosovës për këtë ndarje tragjike e të parakohëshme nga jeta të zotit Vokrri, që vuri gjithcka në dispozicion të rritjes dhe zhvillimit të Futbollit në Kosovë.