Në emisionin “Fair Play” në News 24 analisti Artan Shyti dhe Xhevdet Zekaj e kanë diskutuar me tone të larta për debatin se kush është kompeticioni më i ndjekur, Botërori, apo Champions League. Artan Shyti mbron tezën se Champions League deri në fazën me eleminatore është më e ndjekur se Kupa e Botës.
Ndërsa në anën tjetër analisti Xhevdet Zekaj shprehet se Kupa e Botës ka më shumë rëndësi dhe është një kompeticion që ka shumë vlera, saqë lojtarët duan të luajnë më shumë në Botëror sesa në Champions League.
Debati ka shkuar deri me tona të larta dhe është dashur ndërhyrja e moderatores së emizionit Enkeleida Zeko për të qetësuar situatën.