Futbollisti i Skënderbeut, Tefik Osmani është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. Gjatë emisionit, Osmani debatoi dhe me Gëzim Sinematin, të cilit i tha se ka aluduar kot për Skënderbeun.
Osmani: Ne këtu duhet t’ia nisnim nga Kupa, Sinemati ti ke thënë se është bërë pazar, që Flamurtari të kalojë në finalen e Kupës, tani çfarë do thuash? Duhet të kërkosh falje.
Sinemati: Kam gabuar, ndoshta janë prishur pazaret, nuk e di unë atë punë.
Osmani: Ju ngelët duke bërë aludime, duke thënë gjëra kot…