Partizani do të luajë të premten kundër Kukësit në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për objektivin e të dy skuadrave, titullin kampion. Për këtë klubi i kuq përmes një postimi në kanalin zyrtar në facebook i bën thirrje të gjithë tifozëve për të qenë të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi”.
” FINALJA NA PRET! PARTIZANI-Kukesi,E Premte,Ora 19:00, S.Stermasi. MUNGESAT NUK LEJOHEN!”, shkruhej në njoftimin e klubit të kuq.