Partizani ditën e sotme ka humbur përballë skuadrës së Mariborit në ndeshjen e parë të Europa League, në raundin e parë kualifikues. Të kuqtë pavarësishtë rezultati 0-1, kanë bërë një ndeshje shumë të mirë dhe me pak fat mund t’i kishin shifrat në favorin e tyre.
Megjithatë Partizani ka një pikë shumë të fortë dhe ata janë tifogrupi “Ultra Guerrils”. Në një postim në rrjetet sociale, tifozët e përshkruajnë me shumë lavdërime skuadrën e tyre, por në të njëjtën kohë lajmërojnë se në Slloveni do të jetë një përkrahje shumë e madhe.
“Si dje dhe sot, më fort sot sesa dje, me të njejtin pasion si dje ashtu dhe sot, me më shumë forcë sot sesa dje! Ne jemi Ultras Guerrils, dje ishim pak sot jemi larg, thyejmë barriera, krijojmë standarte. Në shtigje të reja që të tjerë nuk e imagjinojnë sot, ne i planifikonim dje! Disa nga ne ishin dje, me qindra e mijëra na janë bashkuar sot, kushedi ç’do të ndodh nesër …Sot ishte çmenduri, po në Slloveni”?