Franca ka fituar ndeshjen finale të Botërorit në Rusi përballë Kroacisë me rezultatin 4-2, dhe i gjithë populli francez ka nisur festën për t’i gëzuar këtij triumfi, por mesa duket gjithçka ka zgjatur shumë pak, sepse në Paris ka nisur paniku. Me qindra njerëz kanë dalë rrugëve dhe kanë nisur të përleshen me policinë, por ende nuk dihet se cila është “shkëndija” e kësaj ngjarjeje.
Deri në këto momente nuk ka raportime nëse nga kjo përplasje ka njerëz të lënduar , ndërsa turma vazhdon sulmet ndaj policisë.