Olsi Teqja është lojtari më i ri i Kamzës. Lajmi është bërë i ditur nga faqja e kryeqytetasve në një postim në rrjetet sociale. Në të kaluarën Teqja është aktivizuar me Tiranën dhe me Shkëndijën e Tetovës.
Mirëpo Kamza nuk ndalet me kaq, pasi klubi informon se në këtë muaj do të ketë edhe afrime të tjera, duke krijuar një grup shumë të fortë për në mënyrë që Superiorja mos të jetë vetëm për mbijetesë.
“Olsi Teqja është lojtari ynë më i ri. Klubi i uron mirëseardhjen Olsit dhe vazhdon punën për goditje të tjera. Mbrojtësi me eksperienc është aktivizuar në sezonet e fundit me skuadrat e Tiranës dhe Shkëndijës së Tetovës”.