Arlind Ajeti është e sigurt se do të luajë në Serinë edhe sezonin e ardhshëm. Për futbollisin kuqezi vazhdojnë kërkesat dhe, sapo u mësua se ai nuk firmosi për Peskarën, Atalanta i është rikthyer kësaj piste. Bergamasakët e kërkuan edhe më parë Ajetin, por u tërhoqën, ngaqë ai ishte thuajse duke finalizuar me Peskarën. Tani që kjo pistë ra, ata janë hedhur në sulm për të mbyllur çështjen e mbrojtjes me futbollsitin e Kombëtares kuqezi, nga më të kërkuarit pas Europianit të Francës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.