Plisat kishin njoftuar disa ditë më parë që do të shpërndaheshin falas “Duksat” për të gjithë anëtarët e këtij tifo-grupi. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, tifozët e Prishtinës bëjnë me dije që sot ka mbërritur një pjesë e furnizimit, ndërsa në vazhdim pritet të vijë edhe pjesa tjetër.
Siç dihet, “Plisat” janë një nga tifozëritë më shembullore, ku shpesh herë kanë treguar seriozitet në grupimin e tyre, ndërsa këtë muaj “Duksat” duken të jenë dhuratat e fundvitit për të gjithë ultrasit e Prishtinës.
“Pejsa e par e duksave erdh pjesa tjetr, vjen shum shpejt, per 100 duksa e falinderojm Naim Ejupin (kompanin Eurokoha)”, shkruhet në njoftimin e “Plisave”.