Kukësi do të luajë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit kundër Sherif Tiraspolit, e vlefshme për turin e dytë të Champions League. Në këto momente në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për turin e tretë dhe në rast se kampionët e Shqipërisë kualifikohen, atëherë do të luajnë me fituesin e çiftit Qarabag – Samtredia.
Kujtojmë që takimi i parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Sherifit, sfidë që u luajt në Moldavi. Ndërsa të mërkurën, verilindorët do të presin moldavët në stadiumin “Elbasan Arena” dhe të gjithë janë optimistë për kualifikimin.