Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi do të largohet në fund të këtij sezoni nga ekipi për të marrë drejtimin e një tjetër skuadre. Sipas “Gazeta Olle”, Bledi Shkëmbi do të largohet nga Liria për të shkuar te ekipi i Feronikelit.
Aktualisht trajner i Feronikelit është Sulejman Starova, por rezultatet e këtij të fundit kanë qenë zhgënjyesë, duke e detyruar klubin që të largohet.
Për këtë arsye, drejtuesit e Feronikelit kanë vendosur që të marrin në ekip Bledi Shkëmbin.
Gjithesi vetë Shkëmbi nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këto zëra dhe e ardhmja e tij do të merret vesh në ditët në vijim.