Federata e Futbollit të Kosovës, njoftoi së fundmi se skuadrat kosovare do të mund t’i luajnë ndeshjet e Champions League në stadiumin olimpik “Adem Jashari”.
“Pas një angazhimi dhe përjpekjeve të mëdha si dhe me takimet e shumta të presidentit të FFK-sëz.Fadil Vokrri me shumë zyrtare të UEFA-s, sot në FFK arriti vendimi i KE të UEFA-s që stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve”.
FFK ka nisur menjëherë punimet që stadiumi të jetë sa më shpejt gati për të pritur ndeshjet e Champions League.