Skënderbeu do të luajë ditën e shtunë kundër Vllaznisë, në Shkodër, në ndeshjen e javës së 27-të të kampionatit.
Sot, korçarët kanë zhvilluar seancën stërvitore, ku kanë munguar 3 lojtarë. Orges Shehi, Sabien Lilaj dhe Fidan Aliti nuk janë paraqitur sot në stërvitje. Shehi dhe Lilaj janë të dëmtuar, ndërsa Aliti do t’i bashkohet nesër grupit, pasi ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës.
Takimi mes Vllaznisë dhe Skënderbeut do të luhet ditën e shtunë, në orën 17:00, në “Loro Boriçi”.