Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve i vuri ultimatum Tiranës një muaj më parë, që të paguante 107 milionë lekë ndaj Gjergji Muzakës, për shkak të një borxhi të pashlyer.
Në të kundërt, bardhebluve do t’i hiqeshin pikë nga kampionati. Tirana e tejkaloi afatin fillestar dhe iu hoqën tre pikë nga klasifikimi.
Por, mesa duket kjo çështje është zgjidhur. Tirana ka rënë dakord me Muzakën që t’i japë fillimisht 50 milionë lekë, ndërsa pjesën tjetër t’ia japë lojtarit me këste.
Futbollisti ka pranuar dhe bardheblutë tashmë mund të mendojnë lirisht për merkaton.