Kushtrim Lushtaku do të jetë lojtari i ri i Kukësit.
Mesfushori kosovar do të rikthehet te verilindorët, ndërsa para pak çastesh ai është prezantuar në ambientet e klubit kuksian.
Akordi është arritur pak minuta më parë dhe tashmë nga kjo fazë, Lushtaku dhe drejtuesit e klubit kanë bërë gati edhe prezantimin e lojtarit më të ri të Kukësit.
“Jam shumë i lumtur që jam bërë përsëri pjesë e një klubi prestigjoz si F.K. Kukësi. U afrova me dëshirë të madhe, pasi këtu kam kujtime shumë të mira. Afrimi me Kukësin më gjen mjaft të motivuar për të ardhmen.
Do të jap më të mirën time në këtë skuadër dhe shpresoj që të arrijmë objektivat sezonalë. Falënderoj dhe përshëndes edhe tifozerinë kuksiane për mikëpritjen”, – shprehet Lushtaku për sajtin e klubit.