Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Lork Cana është i ftuar në Tring, ku ka komentuar dhe ndeshjen Roma – Liverpul. Cana tha se ai u habit kur pa lojtarët e Romës që nuk protestuan në rastin e prekjes me dorë të lojtarit të Liverpulit.
“Liverpuli e uli ritmin pas rezultatit 2-1. Mund të kishim parë më shumë spektakël, por gabimet e arbitrit ndikuan disi. Mbeta i çuditur përse nuk protestoi asnjëri në rastin e prekjes me dorë nga lojtari i Liverpulit. Ndoshta nuk e kanë parë live, po rasti dukej qartë.”