Lojtari i ndeshjes mes Teutes dhe Vllaznisë u shpall Esin Hakaj. Shkodrani foli për golin e shënuar dhe emocionet ti shënojë ish-ekipit të tij.
Hakaj: “Kam shumë emocione. Ishte një ndeshje shumë deccizive për ne dhe Vllazninë, por jam i lumtur që ky gol ndihmon ekipin. E kam thënë më përpara që kemi një ekip të mirë ku në ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë dhe kemi marrë pikë. Kisha një motivim më tepër kundër Vllaznisë, por kisha shumë emocione. Në fillim e fillova i emocionuar, por kaluan pas 5 minutash. Te Partizani kisha një dëmtim që më penalizoi. U rikuperova në janar dhe nuk mu dha shumë mundësia aty. Te Teuta mu dha mundësia dhe është një shans i mirë për mua. Golin ia dedikova babait dhe vëllait që ishin në stadium. “