Edenilson Bergonsi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Superligës së Kosovës, Dritës. Vetë mesfushori brazilian ka postuar në facebook-un e tij lajmin që konfirmon largimin nga ky ekip. Ai falënderon skuadrën, por edhe tifozët që e kanë mbështetur.
“Sot është dita të themi mirupafshim dhe mbase një mirupafshim së shpejti. Shumë falënderime Dritës dhe fansave të tij për ngrohtësinë me të cilën më kanë mirëpritur. Shpresoj ta kem ndihmuar skuadrën në këtë muaj dhe katër ndeshje që luajta. Faleminderit Drita!”, shkruan futbollisti në profilin e tij në facebook.