Kur na ndan edhe një muaj nga fillimi i Botërorit “Rusi 2018”, një lajm tronditës ka ardhur për futbollistin Dani Alves.
Lojtari do të mungojë në Botëror, për shkak të një dëmtimi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilat raportojnë se Alves ka probleme me ligamentin.
Alves është në moshë 35 vjeçare dhe ky ishte shansi i tij i fundit për të luajtur në një botëror.