Ndeshja mes Kukësit dhe Valetës, e vlefshme për turin e parë eliminator të Champions League do të transmetohet pa pagesë në ekranin e RTSH. Lajmin do ta bëjë publik vetë trajneri Pakult dhe televizioni publik mbëmjen e sotme në emisionin “Magjia 21”, ku tekniku i Kukësit do të jetë i ftuar.
Është vetë klubi që ka bërë këtë njoftim, duke gëzuar pa masë tifozët që nuk do ta kenë të mundur të jenë në stadiumin “Loro Boriçi”, për të parë nga afër verilindorët me datë 11 korrik në orën 19:00.