Klubi i Kamzës ka shtuar një pjesëtar të ri në radhët e veta. Kryeqytetasit kanë firmosur me mbrojtësin elbasanlli Xhuljan Turhani.
Lajmi i fundit është zyrtarizuar në faqen e klubit në “Facebook”.
” Zyrtare: Klubi zyrtarizon marrëveshjen 3-vjeçare me mbrojtësin elbasanas Xhuljan Turhani. 22-vjeçari është aktivizuar më parë me fanellat e Elbasanit, Shkumbinit dhe se fundmi ne Superligën e Kosovës me ekipin e Llapit. KF Kamza “.
22-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së Llapit në kampionatin e Kosovës duke i ndihmuar drejt ngjitjes në vendin e tretë në sezonin e kaluar.
Ai ka veshur dhe fanellën e Shkumbinit. Lojtari pritet të jetë prioritet kryesor në planet e teknikut Bledar Devolli.