Drita e Kosovës ka shkruar sot historinë duke kaluar që në vitin e parë të debutimit një turë eliminator në Champions League. Ndonëse me një kundërshtar gjysëm-profesionist si ekipi nga Gjibraltari Lincoln Red Imps, kjo është një arritje shumë e madhe për futbollin kosovar në përgjithësi, në fitimin e eksperiencës dhe në afirmimin e klubeve kosovare në Europë.
Kampionët e Kosovës kanë fituar 4-1 ndeshjen finale të këtij turi që ishte një risi nga UEFA për edicionin e këtij sezoni. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, duke bërë të nevojshëm shtesën prej 30 minutash për të përcaktuar fituesin ashtu si dhe në ndeshjen e kaluar me skuadrën andorase Santa Coloma.
Golat për Dritën u shënuan nga Liridon Leci me një dygolësh dhe Xhevdet Shabani e Haxhi Neziraj në fundin e takimit. Të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimeve me karton të kuq për Lopes dhe Gerbeshi
Drita në këtë mënyrë kalon në fazën tjetër të Champions League ku do të ndeshen me gjigandët suedez të Malmos.