Ish-lojtari i Skënderbeut, Samir Sahiti është larguar nga ekipi i Flamurtarit të Prishtinës. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti, i cili ka njoftuar se do të transferohet te Besa e Pejës.
Mbrojtësi ka ndërruar disa ekipe që pas largimit nga Skënderbeu në 2016.
Ai u transferua fillimisht te Bylisi, më pas te Feronikeli, Flamurtari e tashmë te Besa e Pejës.
Ai njihet për karakterin e vështirë, teksa shpesh ka patur sherre me trajnerët.