Skuadra e Skënderbeut arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë në “Elbasan Arena” përballë skuadrës së Laçit me rezultatin minimal 1-0.
I ftuar në emisionin “Gola pas goli”, ish-futbollisti Luan Pinari është shprehur se Skënderbeu e meritoi këtë titull, sepse është një skuadër me shumë kualitete, krahasuar me kundërshtarin.
“Skënderbeu e mori sriozisht këtë vit dhe arriti ta marrë këtë trofe. Laçi luajti mirë, por Skënderbeu luajti më mirë dhe ka më shumë kualitete”, përfundoi Pinari.