Ilir Daja ka dhënë një prononcim për RTSH pas ndeshjes me Partizanin. Trajneri i Skënderbeut foli ndër të tjera për kontratën e tij në krye të pankinës së korçarëve:
“Jo, nuk kam biseduar për rinovimin e kontratës. Kjo është një nga elementët e mi jo të mirë sepse mua në një skuadër nuk më mban kontrata.
Në momentin kur unë s’bëj punën time si trajner, e them sërish që pozicionin tim të teknikut e ruaj me fanatizëm. Këtë e mendon klubi. Unë shpresoj te dy trofetë sepse e meriton kjo skuadër, e meriton ky qytet”, tha Ilir Daja.