Ditën e sotme në ambientet e Federatës Kosovare të Futbollit është hedhur shorti për sezonin e ri futbollistik. Në javën e parë kampionët e Dritës do të përballen me KEK-un. Sulejman Starova dhe Mirel Josa kanë mësuar kundërshtarin e javës së parë të kampionatit.
Ferinikoli i Starovës do të përballet me Trepça 89-të, ndërsa përsa i përket Josës do të luajë në shtëpi ndaj Gjilanit. Gara për të fituar titullin kampion do të bëhet më interesante në këtë sezon në Vala Superligë.