Florian Marku do të ndeshet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në datën 8 qershor kundër serbit Sladjan Dragisiç. Pak minuta më parë, të dy boksierët janë peshuar dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë në këtë fazë.
Ajo që të gjithë po presin tani është që shqiptari të “thyejë” në ring boksierin serb për të shtuar serinë e fitoreve dhe të mbajë premtimin e dhënë pak ditë më parë, ku deklaroi se kundërshtari nuk do rezistojë gjatë pasi do rrëzohet që në raundet e para.