Franca ditën e djeshme ka fituar në finalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë me rezultatin 4-2. Kylian Mbappe ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, jo vetëm ditën e djeshme, por në të gjitha “finalet” që ka luajtur Franca këtë Botëror.
Mediat e huaja aludojnë se 19 vjeçari mund të marrë një ofertë nga Real Madrid dhe të shkojë në Madrid, por është vetë lojtari, i cili në një prononcim për mediat vendos për të ardhmen e tij.
“Sigurisht se do të qendroj se skuadra e PSG-së 100 % dhe nuk dua të luaj me asnjë skuadër tjetër”, është shprehur sulmuesi.
Me këtë deklaratë 19 vjeçari i mbyll “derën” një transferimi të mundshëm në Spanjë dhe bën që Real Madrid të hedh “sytë” për një sulmues tjetër.