Sulmuesi më i ri Kamzës Nestor Martinena është praktikisht pjesë e kamzalinjve. Argjentinasi 31-vjeçar ka mbërritur sot në Ohër të Maqedonisë aty ku ekipi nën drejtimin e Bledar Devollit po kryen në mënyrë graduale fazën përgatitore.
Lajmin e ka dhënë vetë klubi në faqen e tij në “Facebook”.
” Nestor Gabriel Martinena bashkohet me ekipin në Ohër.”
Ish-sulmuesi i Dinamos ka një “CV” të pasur pasi ka luajtur me shumë skuadra. Largimi i Sebino Plakut te Kukësi e detyroi klubin kamzali të kërkonte menjëherë për një sulmues premtues.