Drita është duke luajtur ndeshjen e kthimit në shtëpi përballë skuadrës së Dudelange nga Luksemburku. Kampionët e Kosovës deri më tani udhëheqin me rezultatin e ngushtë 1-0, por që i dërgon në raundin tjetër, pasi kanë avantazhin e një goli në fushën kundërshtare.
Goli është shënuar nga Ardian Limani në minutën e 26 të takimit.