Jo vetëm në klubin e futbollit, por edhe në atë të basketbollit situata te Vllaznia është e paqartë. Sot, shkodranët kanë zhvilluar një ndeshje kundër Ardhmëria Basket. Por në sy ka rënë prania e trajnerit Jeronimo Sarin, ish trajneri i Sigal Prishtinës.
Së fundmi mediat lokale në Shkodër bëjnë me dije që ai së bashku me Gjeçajn do të drejtojë ekipin e Vllaznisë për të fituar titullin e katërt radhazi. Sarin është një trajner me CV të pasur, teksa më parë ka drejtuar Sibenikun e Kroacisë, dhe disa skuadra të tjera kroate.