Xhanluixhi Bufon është prezantuar sot zyrtarisht përpara gazetarëve si një lojtar i PSG-së, teksa ka folur në konferencë për shtyp si parizien.
“Jam teper i ngazëllyer për këtë aventurë të re. Dua të provoj të jem akoma një portier i madh. Jam këtu për entuaziazmin e Parisit dhe magjinë e tij dhe të tifozëve. Champions është padyshim një objektiv por jo një obsession personal për mua”, ka folur ndër të tjera Buffon në prezantimin e tij si lojtar i PSG-së.