Skuadra e Teutës ditën e sotme ka zhvilluar një miqësore me moshat U 19-të, duke fituar kështu me rezultatin e thellë 4-0. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja e Teutës në rrjetet sociale. Durrësakët tashmë kanë ndërruar “marshin” dhe përgatitjet kanë më shumë intesitet, sesa nga ato që janë zhvilluar deri më tani.
Trajneri Bledi Shkëmbi për sezonin e ardhshëm do të ketë një sezon tepër të gjatë, ku përveç mbijetesës, duhet të llogaritë edhe diçka më tepër, pse jo Europën, megjithëse rivaliteti do të jetë shumë i lartë.
“Teuta – Teuta U19 4-0 Shënues/Avdyli, Shkalla, Vila, Boubacar Traore
Shkëmbi teston ekipin.
Ekipi ka hyrë sot në ditën e 5-të të përgatitjeve për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkembi dhe stafit teknik. Në ndryshim nga ditët e para ku stafi ka punuar për të futur ekipin në ritëm, sot pasdite lojtarët i janë nënshtruar nje testit brenda familjes, test i cili konsiston në qëndrueshmërinë aerobike të lojtarëve. Lojtarët kanë përballuar mësë miri testin duke shfaqur gjëndje të shkëlqyer aerobike dhe fizike”, shkruhet në faqen e Teutës