Afrim Taku u pezullua nga drejtuesit e Tiranës pas një debati të ashpër që pati me trajnerin Josa në një seancë stërvitore. Mesfushori bardheblu u detyrua të qëndronte 10 ditë larg skuadrës, më pas u vendos që të rikthehej sërish.
Sot, ai është aktivizuar nga trajneri Josa në ndeshjen miqësore që Tirana po luan kundër Tiranës U-19 dhe ka qenë pikërisht autor i golit të parë në minutën e parë. 15 minuta më vonë Cise ka dyfishuar rezultatin, ndërsa fraksioni i parë i lojës nuk është mbyllur ende. Kujtojmë që ky takim do t’i shërbejë teknikut kryeqytetas për të parë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion, pasi një pjesë e tyre janë grumbulluar nga Kombëtares respektive.