Nesër, Tirana do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore dhe pasdite do të lërë Antalian për të udhëtuar drejt kryeqytetit. Pasi kanë marrë ngarkesën e nevojshme në Turqi, lojtarët bardheblu do të nisin nga stërvitja me t’u kthyer në Tiranë.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që në kuadër të përgatitjeve për fazën e tretë, skuadra e Tiranës do të zhvillojë një ndeshje miqësore ditën e shtunë kundër ekipit të Luftëtarit. Është përcaktuar që kjo miqësore të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.