Sindrit Guri do të jetë pjesë e ekipit të njohur belg Ostendes. Lojtari do të firmos ditën e mërkurë një kontratë 3 vjeçare me kklubin belg, teksa shifrat e transferimit të tij ende nuk janë bërë zytare.
Por, burime për newsport.al, pranë lojtarit bëjnë me dije se Ostendes ka paguar 480 mijë euro për shërbimet e futbollistit.
Ndryshe nga çfarë u përfol, klubi i Kukësit ka përfituar rreth gjysmë milioni euro nga transferimi i futbollistit.
Guri është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për Kukësin këtë sezon, teksa ka qenë vendimtar me golat e shënuar në shumë fitore të ekipit./Newsport.al