Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj është i ftuar në emisionin “Zona Gol”, në Supersport. Gjatë emisionit, Takaj ka folur në lidhje me
“Skënderbeu është mësuar të luajë në nivele të larta. Europën e kemi arritur, prandaj për Skënderbeun kanë ndërruar objektivat. Jemi përballur me kundërshtarë shumë të fortë, prandaj kemi patur dhe rritje.
Në kampionat shqiptar normale që do bëjmë maksimumin, por nëse ne nuk kapim Europën, atëherë për ne do të jetë shumë e vështirë që të arrijmë rrugën e sukseseve që kemi patur deri më sot. Bëhet gjithçka shumë e vështirë pa pjesmarrjen në Europë.
E rëndësishme në futboll është që të ruhet qetësia. Ne do shkojmë deri në gjykatat federale në Zvicër, pasi është një e drejtë që po na shkelet me dy këmbë.
Akuza e Federatës është e njëjta me UEFA-n, nuk ka ndryshim të madh, akuza është e njëjtë, edhe në CAS me të njejtën mbrojtje do shkojmë.”