Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj është i ftuar në emisionin “Fair Play” në Neës 24. Gjatë emisionit, Takaj foli dhe për Xhelal Mziun, për të cilin tha se i gjen rezultatet.
“Me Skënderbeun nuk ka kompromis. Klubi i ka objektivat e qarta që në fillim të sezonit. Nëse do ishte objektiv Kupa, do kishit parë tjetër Skënderbe sot. Strategjitë e klubit i bën klubi, lojtarët i kam shumë të shtrenjtë, nga vendi i katërt e poshtë, klubet janë më të lirë se rezervat e Skënderbeut.
Në momentin që atleti kalon shiritin, as 100 metra se mbajnë më këmbët. Për Xhelal Mziun? Ai është parashikues shumë i zoti. Me fallxhorët nuk merrem dot. I gjen more ai. Ka aftësira të veçantë.”