Antonio Conte është larguar nga skuadra e Chelseas. Trajneri italian nuk do e drejtojë më ekipin për sezonin e ardhshëm, sikurse raportojnë mediat angleze.
Teknikku është emëruar në krye të skuadrës dy vite më parë dhe arriti të fitojë Premier League, por në vitin e dytë dështoi, duke mos e kualifikuar skuadrën në Champions League.
Sikurse raportojnë mediat ishullore, në krye të bluve do të vijë ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, megjithëse për këtë të fundit ende nuk ka diccka zyrtare.