“Gardiani” i portës së kuqe Alban Hoxha është shumë pranë transferimit të tij në Turqi. Sipas gazetës turke “Sabah”, kapiteni i Partizanit është shumë pranë kalimit të tij te Gaziantepsor. Madje ata e bëjnë fakt të kryer pasi shkruajnë që Hoxha do të firmosë javën e ardhshme me ekipin turk.
28-vjeçari shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën turke, pasi sezonin e fundit kanë pasur probleme në këtë repart.
Nga Gaziantepsor, idhulli i tifozerisë së Partizanit pritet të përfitojë rreth 500 mijë euro. Megjithatë në orët në vazhdim gjithçka do të qartësohet.