Pas fitores 2-1 ndaj Flamurtarit, ka folur për mediat dhe zv/trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi. Trajneri tha se është i kënaqur nga performanca e lojtarëve të tij.
“Më ngeli peng, goli i anulluar në ndeshjen e parë. Edhe në fillim, pësuam gol në goditje standarte. Gjatë gjithë kohës, bëm një prezantim shumë të mirë në të gjitha aspektet. Ishim shumë pranë kualifikimit.
Dua të përgëzoj shumë djemtë, ky ekip ka shumë për të dhënë. Stafi, por edhe tifozët që janë shumë të rëndësishëm, kërkojnë më shumë nga klubi. Kërkojmë që edhe ndaj Kukësit, të bëjmë të njejtën lojë.
Nuk besonim në deklaratat e mia, ne që jemi afër skuadrës kemi patur besim. Sot jemi afër Europës. Ne jemi Partizani dhe duhet ta përfundojmë sezonin me një sukses, me një prezantim në Kupat e Europës.
Goli në ndeshjen e parë i Prognit, mund të ndryshonte komplet rrjedhën e ndeshjes. Më vjen keq që nuk u kualifikuam dot. Skuadra dha shpirtin në fushë. E bënë me përpikmëri atë ne i komunikuam.
Gjatë periudhës që punuam bashkë kaluam mirë (me Iulianon) . Nuk ka patur trukime etj, te Partizani. Lojtarët në atë kohë nuk u përshtatën.”