Skënderbeu do të luajë kundër Apolonisë, në kuadër të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Disa minuta para startit të takimit, klubi korçar ka bërë të ditur formacionin titullar. Ndryshe nga sa ishte deklaruar, majën e sulmit do ta udhëheqë Salihi dhe jo Xhejms.
Formacioni zyrtar:
Shehi, Idrizaj, Jashanica, Osmani, Abazi, Mustafa, Malaj, Zeka, Sergio, Hoxhaj, Salihi