Pak orë më parë, drejtori sportiv i Vllaznisë, Eugen Zeka dha dorëheqjen nga posti i tij.
Por, klubi shkodran nuk ka vonuar për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Ai do të jetë Alban Hasani, i cili deri më sot kishte rolin e drejtuesit të Akademisë së Vllaznisë.
Ndërkohë, klubi do të udhëtojë drejt Ulqinit, për të zhvilluar fazën përgatitore.