Klubi shkodran ka bërë lëvizjen e radhës në merkaton e verës. Portieri malazez Jasmin Agoviç ka bindur trajnerin e portierëve dhe stafin kuqeblu, ku ata sot i kanë dhënë “OK” që ai të jetë pjesë e kuqvebluve.
25-vjeçari është provuar për më tepër se 2 javë te kuqeblutë, ndërsa sot u arrit akordi, pasi palët kanë pasur edhe një ngërç te pagesa, por që është zgjidhur dhe situata ka kaluar me sukses. Agoviç është aktivizuar gjatë gjithë karrierës së tij te Buducnost Podgorica.
Kontrata e tij është një vjeçare, ndërsa palët nëse do të jenë të kënaqura me njëra-tjetrën për sezonin 2016-2017, atëherë kontrata ka opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Agoviç në karrierën e tij është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave të Malit të Zi.